THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E ÇMIMIT PËR RAPORTIM PROFESIONAL MBI GJENDJEN E REFUGJATËVE DHE PERSONAVE PA SHTETËSI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT PËR VITIN 2024
Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, në partneritet me UNHCR – Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, shpall Thirrje Publike për ndarjen e çmimit për raportim profesional mbi gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Kategoritë për pjesëmarrje:
- Artikull ose seri artikujsh
- Fotografi
- Produkt multimedial
Punimet duhet të fokusohen në përvojat e refugjatëve, kërkuesve të azilit, kërkuesve potencialë të azilit dhe personave pa shtetësi, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së opinionit publik për temat që lidhen me këto grupe.
Kriteret e vlerësimit:
- Të jetë punim autorial i publikuar në media në periudhën nga 01.01.2024 deri më 31.12.2024
- Të përmbajë tregime autentike për përvojat e refugjatëve, kërkuesve të azilit dhe personave pa shtetësi
- Të tregojë ndjeshmëri dhe respekt ndaj këtyre grupeve
- Të shmangë senzacionalizmin dhe stereotipizimin
- Kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Punimet do të vlerësohen nga një Komision profesional i përbërë nga gazetarë të shquar, fotoreporterë dhe ekspertë medial nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe përfaqësues nga zyra e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut. Komisioni do të vlerësojë secilin punim individualisht, duke u fokusuar në mënyrën e paraqitjes së tregimeve dhe standardet e raportimit profesional dhe të ndjeshëm.
E rëndësishme:
- Mund të dorëzohen deri në 3 punime për kandidat
- Nuk pranohen storje të përgatitura me përkrahje nga UNHCR
- Artikujt e shkruar të dërgohen në version PDF me datën e publikimit të shënuar
- Produktet multimediale të dërgohen përmes WeTransfer me datën e publikimit të shënuar
- Fotot të jenë në format JPG, së paku 2000 piksel në anën më të gjatë dhe rezolucion 300 dpi; të shënohet ku dhe kur janë publikuar
Çmimet:
- Çmimi i parë: 30.000 denarë
- Çmimi i dytë: 20.000 denarë
- Çmimi i tretë: 10.000 denarë
Komisioni e mban të drejtën të mos ndajë ndonjë çmim nëse asnjë nga punimet nuk i plotëson kriteret.
Si të aplikoni:
Të gjitha punimet të dërgohen në email: contact@myla.org.mk, me subjektin: “Thirrje publike për ndarjen e çmimit për raportim profesional mbi gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024”, më së voni deri të premten, më 30.05.2025 deri të premten më 09.06.2025.
Fituesit do të shpallen para 20 qershorit, Dita botërore e refugjatëve.
Kontakt:
Për më shumë informacione:
Nita Çavolli, Oficer për komunikime
📞 072 224 581
📧 ncavolli@myla.org.mk