Side Area Logo
Македонско здружение на млади правници
Keep conected

Thirrje publike për ndarjen e çmimit për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023

Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj në partneritet me UNHCR-në, Agjencinë e OKB-së për Refugjatë dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, shpall “Thirrje publike për ndarjen e çmimit për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023″.

Parashtresat duhet të ndahen në kategoritë e mëposhtme:

  • Një artikull ose një seri artikujsh
  • Fotografia
  • Produkt multimedial

Parashtresat duhet të përqendërohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve, azilkërkuesve të mundshëm dhe personave pa shtetësi, si dhe të kontribuojnë në njohjen dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për temat që lidhen me ta.

Të gjitha parashtresat do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Përfaqëson arritjen gazetareske të një autori të publikuar në një medium gjatë vitit 2023 (nga 01.01.2023 deri më 31.12.2023)
  • Përmban histori autentike për përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi
  • Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi
  • Shmang sensacionalizmin dhe stereotipizimin
  • Kandidatët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Parashtresat do të vlerësohen nga një komision ekspertësh i përbërë nga gazetarë të shquar, fotoreporterë dhe ekspertë të medias nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe përfaqësues nga Përfaqësia e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut. Komisioni do të vlerësojë çdo paraqitje individualisht duke u përqendruar në mënyrën se si portretizohet historia e refugjatit/personit pa shtetësi dhe nëse ajo përmban veçori të raportimit profesional dhe të ndjeshëm.

E rëndësishme:

  • Mund të parashtrohen deri në 3 artikuj/ fotografi/ produkte multimediale;
  • Gazetarët me artikuj të prodhuar me mbështetjen e UNHCR-së nuk mund të konkurrojnë në konkurs;
  • Artikujt e shkruar të dërgohen në version PDF, me datën e publikimit;
  • Produktet multimediale të dërgohen nëpërmjet WeTransfer, me datë të caktuar lëshimi;
  • Fotografitë duhet të jenë në format JPG, të paktën 2000 piksele në anën më të gjatë dhe rezolucion 300 dpi. Për ta duhet të shënohet se në cilin medium dhe kur janë publikuar.

Të renditurit më të mirë do të shpërblehen me tri çmime në vlerë të përgjithshme prej 90.000 denarë, përkatësisht:

  1. Çmimi i parë 40.000 denarë
  2. Çmimi i dytë 30.000 denarë
  3. Çmimi i tretë 20.000 denarë

Komisioni rezervon të drejtën të mos japë një çmim të caktuar nëse aplikimet nuk i plotësojnë kriteret.

Të gjitha parashtresat duhet të dërgohen në contact@myla.org.mk me titull “Thirrje publike për ndarjen e çmimit për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023”, jo më vonë se të premten, 10.05.2024. Përzgjedhja e storieve fituese do të shpallet jo më vonë se 20.05.2024.

Më shumë informacion në lidhje me thirrjen publike dhe mënyrën e dorëzimit të kontributeve mund të merrni nga Nita Chavoli në tel. 072 224 581 ose në ncavolli@myla.org.mk

NO COMMENTS

Sorry, the comment form is closed at this time.