Side Area Logo
Македонско здружение на млади правници
Keep conected

THIRRJE PUBLIKE për ndarjen e çmimeve për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021

Më 20 qershor, Dita Botërore e Refugjatëve, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rrinjë në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Agjencisë së KB për refugjatë- UNHCR, shpall “Thirrje publike për ndarjen e çmimeve për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021”

Dorëzimet duhet të bien në kategoritë e mëposhtme:

  • Një artikull ose seri artikujsh
  • Fotografi
  • Produkt multimedial

Dorëzimet duhet të përqëndrohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve, kërkuesve të mundshëm të azilit dhe personave pa shtetësi, si dhe të kenë kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet që lidhen me to.

Të gjithë dorëzimet e dërguar do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Është realizim gazetaresk i autorit i publikuar në media gjatë vitit 2021 (nga 01.01.2021 deri më 31.12.2021)
  • Përfshin histori autentike për përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi
  • Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi
  • Shmangin senzacionalizimin dhe stereotipet
  • Kandidatët janë shtetas të Republikës të Maqedonisë së Veriut

Artikujt dhe fotografitë e dorëzuara do të vlerësohen nga një Komision i përbëre nga gazetarë të shquar, fotoreporterë dhe ekspertë të medias nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës Maqedonase e Juristëve të Rrinjë dhe nga përfaqësues të Përfaqësimit të UNHCR-së në Maqedoninë të Veriut. Komisioni do të vlerësojë çdo dorëzim individualisht duke u përqëndruar në atë se si janë paraqitur historitë të refugjatëve/ personave pa shtetësi dhe nëse ajo përmban tiparet e raportimit professional dhe senzitiv.

E rëndësishme:

  • Autori mund të konkurrojë me deri në 3 artikuj /fotografi/ produkte multimediale;
  • Në konkurs nuk mund të paraqiten gazetarë me artikuj të cilët janë punuar me mbështetjen e UNHCR ;
  • Artikujt e shkruara duhet dërguar në formatin PDF, me datë të përcaktuar të botimit;
  • Materialet multimediale duhet dërguar nëpërmjet platformës We Transfer,me datë të përcaktuar të botimit;
  • Fotografitë të jenë në formatin JPG, të paktën 2000 piksele në anën e gjatë dhe me rezolucion 300 dpi. Të specifikohet data e botimit dhe media ku është botuar.
  • Të gjitha aplikimet mund të dërgohen me e-mail në contact@myla.org.mk, ku duhet shënuar titulli i konkursit; ose të dorëzohen me postë/dërgesë në zyrën e Shoqatës së juristëve të rrinj të Maqedonisë, në Rr. Donbas 14/ 1-6, 1000 Shkup, në zarf me titull të thirrjes.
  • Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe dorëzimin e artikujve kontaktoni Nita Çavolli në tel.072 224 581 ose në ncavolli@myla.org.mk

Të renditurit më të mirë do të shpërblehen me tri çmime në vlerë të përgjithshme prej 90.000 denarë, si vijon:

1. Çmimi i parë 40.000 denarë

2. Çmimi i dytë 30.000 denarë

3. Çmimi i tretë 20.000 denarë

Komisioni rezervon të drejtën të mos japë një çmim të caktuar nëse aplikimet nuk i plotësojnë kriteret.

Afati i fundit për aplikim është 10.07.2022 Afati për aplikim vazdhohet deri më 25.07.2022.

Zgjedhja e komisionit të ekspertëve do të shpallet jo më vonë se 15.08.2022.

Ky aktivitet financohet nga Fondi i Migracionit Multi-Partnership Trust, në një projekt të përbashkët të zbatuar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR dhe agjencitë partnere të OKB-së. Përmbajtja e krijuar brenda aktivitetit nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit, UNHCR-së dhe organizatave partnere të OKB-së.

NO COMMENTS

POST A COMMENT