Side Area Logo
Македонско здружение на млади правници
Keep conected

Thirrje publike për pjesëmarrje në punëtori mbi raportimin e ndjeshëm gjinor dhe rolin e gazetarit në luftën kundër dhunës ndaj grave

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj (MYLA), në kuadër të projektit “Krijimi i kulturave të barazisë gjinore” i mbështetur nga UNWomen në Shkup, shpall thirrje publike për pjesëmarrje në punëtori një-ditore mbi raportimin e ndjeshëm dhe rolin e gazetarit në luftën kundër dhunës ndaj grave.

Punëtoria është menduar për gazetarë dhe individë të cilët krijojnë dhe botojnë artikuj dhe përmbajtje të tjera në mediat lokale. Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi konceptet kryesore të studimeve gjinore, do të formojnë udhëzime për informim etik dhe profesional mbi gjininë dhe dhunën me bazë gjinore, dhe do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë e fituara përmes ushtrimeve.

Pas përfundimit të punëtorisë, ekziston mundësia e angazhimit për krijimin e përmbajtjeve, për një kompensim monetar bruto prej 12,000.00 denarë për person.

Do të zhvillohet një punëtori një-ditore, më 16 janar, duke filluar nga ora 10:00 -13:30, në platformën ZUM.

Të gjithë personat e interesuar duhet të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre në matanasova@myla.org.mk jo më vonë se të premten, më 15.01.2021.

Regjistrimi juaj duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin tuaj, kontaktin (email dhe telefon) dhe mediat lokale për të cilat shkruani,ose për të cilat krijoni përmbajtje (faqe në internet, blog, vlog, podcast, etj.).

Thirrja është e hapur për të gjithë gazetarët dhe personat të cilët krijojnë dhe botojnë artikuj dhe përmbajtje tjetër në mediat lokale, me theks të veçantë në: Tetovë, Kumanovë, Shkup dhe Kërçovë. Veçanërisht inkurajojmë personët nën moshën 35 vjeç që të aplikojnë për punë, megjithëse nuk ka ndonjë kufizim moshe.

NO COMMENTS

Sorry, the comment form is closed at this time.