Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj në bashkëpunim me Komisionerin e Kombeve të Bashkuara për refugjatë – UNHCR dhe Shoqatën e gazetarëve Maqedonisë së Veriut shpall: “Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut”

Artikujt dhe fotografitë e dorëzuara do të vlerësohen nga një panel i përbëre nga gazetarë, fotografë dhe ekspertë të medias nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, anëtarë të Shoqatës maqedonase e juristëve të rinj dhe nga përfaqësues të Përfaqësuesit të UNHCR-së në Shkup. Komisioni do të vlerësojë çdo dorëzim individualisht duke u përqendruar në atë se si janë paraqitur historitë të refugjatëve dhe nëse ajo përmban tiparet e raportimit profesional.

Dorëzimet duhet të bien në kategoritë e mëposhtme:

  • Një artikull ose seri artikujsh
  • Emision, shtesë, dokumentar i shkurtër
  • Fotografi

Dorëzimet duhet të përqëndrohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe kërkuesve të mundshëm të azilit, dhe të kenë kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet që lidhen me to.

Të gjithë dorëzimet e dërguar do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Është realizim gazetaresk i autorit i publikuar në media gjatë vitit 2018 (nga 01.01.2018 deri më 31.12.2018)
  • Përfshin histori autentike në lidhje me përvojën e refugjatëve dhe azilkërkuesve
  • Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët dhe rrethanat në të cilat këta persona kanë arratisur shtëpitë e tyre
  • Shmangin senzacionalizimin dhe stereotipet
  • Aplikantët janë shtetas të Republikës të Maqedonisë së Veriut

E rëndësishme:

  • Autori mund të konkurrojë me deri në 3 artikuj / histori / fotografi
  • Artikujt e shkruara duhet dërguar në formatin PDF me datë botimi;
  • Video materialet duhet dërguar në CD/DVD me datë botimi;
  • Fotografitë të jenë në formatin JPG, të paktën 2000 piksele në anën e gjatë dhe me rezolucion 300 dpi. Të specifikohet data e botimit dhe media ku është botuar.
  • Të gjitha aplikimet mund të dërgohen me e-mail në contact@myla.org.mk me titull Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut; ose të dorëzohen me postë ose personalisht zyrën e Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë, në Rr. Donbass 14 / 1-6, 1000 Shkup në zarf të vulosur me titullin e thirrjes.
  • Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe dorëzimin e artikujve mund të merrni në tel.077/587-642 ose në otanceva@myla.org.mk

Për dorëzimet më të suksesshëm do të jepen nga tri çmime për tri kategoritë të ndryshme, me një vlerë totale prej 120.000 denarë, si më poshtë:

  • çmim në kategorinë artikull ose seri artikujsh – 40 000 denarë
  • çmim në kategorinë emision, shtesë, dokumentar i shkurtër 40 000 denarë
  • çmim në kategorinë fotografi 40 000 denarë

Afati i fundit për aplikim është 11.06.2019

Fituesit do të shpallen deri  më 15.06.2019, dhe shpërblimet do të prezantohen në Ditën botërore të refugjatëve, 20.06.2019.