Side Area Logo
Македонско здружение на млади правници
Keep conected

Është ngritur padi për mosmarrjen e masave për menaxhim të deponisë ilegale në Strugë

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj informon publikun se në janar 2021 u ngrit padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Strugës dhe Ndërmarrjes Publike KOMUNALNO Strugë për mosmarrjen e masave për menaxhim të deponisë ilegale që ka ekzistuar në qytetin për një kohë të gjatë.

Qëndrimi i gjatë i deponisë, pa respektuar dhe përmbushur detyrimet që të pandehurit kanë sipas Ligjit për Mjedisin, Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave si dhe dokumenteve strategjike kombëtare dhe lokale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, shkaktojnë dëme serioze në mjedis dhe mbi shëndetin e njerëzve.

Bazuar në ekspertizën e përgatitur, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj kërkon nga GjykataThemelore në Strugë të përcaktojë se të pandehurit kanë shkelur të drejtën për një mjedis të shëndetshëm, të drejtën për jetë, të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare në një mënyrë që në periudhën nga 2006 deri në 2021 nuk kanë marrë masat dhe aktivitetet e duhura për të parandaluar, prevenuar ose zvogëluar efektet e dëmshme në jetën dhe shëndetin e njeriut të shkaktuara nga ndotja e mjedisit, në kontekstin e deponive të paligjshme.

Me këtë padi, ShMJR kërkon që Gjykata Themelore në Strugë të detyrojë të pandehurit:
• Të ndalojë deponimin e mëtejshëm të mbeturinave në deponinë ilegale;
• Të kryejë dekontaminimin dhe rikultivimin e hapësirës brenda dhe përreth deponisë ilegale përmes
detyrave specifike;
• Të përgatit dhe të zbatojë një plan të sofistikuar për përzgjedhjen dhe riciklimin e mbeturinave në
territorin e Komunës së Strugës, si dhe të forcojë kapacitetin të shërbimeve të inspektimit në fushën
e mbrojtjes së mjedisit.

Padia është ngritur përmes avokatit Gligorie Qatoski.

Person për kontakt:
Aleksandra Cvetanovska, tel. 075 427 735, e-mail: acvetanovska@myla.org.mk

NO COMMENTS

Sorry, the comment form is closed at this time.